gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Te Reja

Regjistrohu në Albanian Qatar Center!

Friday, 31 October 2014 14:04

Albanian Qatar Center (AQC) për gjuhë të huaja dhe kompjuter njofton të gjithë të interesuarit se vazhdojnë regjistrimet në gjuhët: Anglisht, Arabisht, Frëngjisht, Italisht, Turqisht, Gjermanisht, Spanjisht dhe Shqip për të Huaj sipas niveleve që ofrohen në Qendër. Kursantët e interesuar do t’i nënshtrohen një testimi paraprak për të ndjekur nivelin përkatës.

Në qendrën tonë vazhdojnë regjistrimet dhe për ndjekjen e kurseve në programet informatike, sipas niveleve të mëposhtme:

Paketa Office  (Word, Excel, Power Point, Acces, Typing in Master)

Design grafik Niveli II (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Indesign)

Webmaster Niveli III  (Html, Dreamweaver, Php and MySql)

Gjithashtu AQC ofron kurse profesionale sipas kërkesave të kursantëve në programet:

IT (Teknik Kompjuteri), LIinux

Kurse Programimi (C, C++, Java)

Programe Inxhinierike (Autocad 2d + 3d, Autocad Map, Sap - Etabs, 3D-Max, Archicad, Mathcad, Archview).

Kurse Kontabiliteti (Kontabilitet Alpha, Financa 5.0)

Kurse për Montazhier Audio / Video (Adobe Premiere, Adobe Soundbooth / Audition)

Kurse programi per rezervimin e biletave (Amadeus)

Albanian Qatar Center ju garanton cilësi, ambiente komode, mësues me përvojë (shqiptarë dhe të huaj), Laborator Modern per Gjuhet e Huaja, Laborator i kompletuar IT.

Kursantët pajisen me certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB).

Gjithashtu, Qendra jonë organizon trajnime në fushën e menaxhimit në tematikat  e mëposhtme:

  • Planifikim strategjik

  • Manaxhim projekti

  • Shprehi për një prezantim të suksesshëm

  • Manaxhimi financiar për një organizatë të qëndrueshme

  • Lidership për performancën

  • Përgatitje e një projekt-propozimi

  • Monitorim dhe vlerësim projektesh

  • Manaxhim i burimeve njerëzore

  • Plan biznesi

  • Manaxhimi i performancës së stafit

  • Manaxhim marketingu

  • Plan marketingu

  • Risi manaxheriale

  • Vendimmarrje e suksesshme

  • Teknikat e shitjes

  • Kujdesi ndaj klientit

MASH liçenson Albanian Qatar Center

Friday, 31 October 2014 14:04

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka liçensuar Albanian Qatar Center si institucion plotësues arsimor parauniversitar privat për mësimin e gjuhëve të huaja dhe kompjuterit. AQC është në varësi të Albanian Qatar Foundation, e cila është hapur në vitin 2002 dhe ofron kurse në gjuhët e huaja anglisht, arabisht, frëngjisht, italisht, turqisht, spanjisht, gjermanisht, shqip për të huaj, si dhe në programe të ndryshme kompjuterike. Që nga nisja e aktivitetit të Qendrës, certifikatat e lëshuara prej saj janë njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ndërkohë që tani e tutje do të njihen edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

AQC zhvillon konkurs në Gjuhën Angleze

Friday, 31 October 2014 14:04

Më datë 08.04.2011 Albanian Qatar Center, nën kujdesin e Departamentit të Gruas në Albanian Qatar Foundation, organizoi një konkurs ndërmjet grupeve të niveleve paralele të gjuhës angleze. Në këtë konkurs morën pjesë 32 kursante të Qendrës të moshave të ndryshme, nxënëse të shkollave nëntëvjeçare, të mesme dhe studente. Gjatë këtij aktiviteti kursantet shpalosën njohuritë e tyre të fituara në AQC në lëmin e gjuhës angleze dhe shprehën interesimin e tyre që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në dobi të përvetësimit të diturive në këtë fushë. Konkursi u shoqërua me disa aktivitete të larmishme kulturore dhe argëtuese, organizuar nga mësueset e Qendrës. Në fund pati një koktej dhe u shpërndanë dhurata për fitueset.

Gëzuar 7 - 8 Marsin !

Friday, 31 October 2014 14:04

Me rastin e 7 marsit “Ditës së Mësuesit” dhe 8 marsit “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, Albanian Qatar Foundation uron të gjithë mësueset, mësuesit  dhe të gjitha nënat shqiptare kudo që janë: “Gëzuar!” Ju mësues dhe ju nëna meritoni shumë respekt e mirënjohje, pasi jeni ju ata që edukoni dhe rrisni brezat e rinj.
7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe dhe që prej asaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarjeje.

8 MARSI njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi pothuajse për një shekull të tërë. Gjithashtu, Albanian Qatar Foundation uron përzemërsisht të gjithë mësuesit dhe mësueset e Albanian Qatar Center dhe Albanian Qatar College dhe të gjitha gratë dhe vajzat bashkëpunëtore të projekteve të Fondacionit në përpjekjet tona të përbashkëta në ndihmë të njerëzve. Urime dhe Gëzuar!

GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË DHE ÇLIRIMIT!

Friday, 31 October 2014 14:04

Flamur

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29 Nëntorit, festës së çlirimit të vendit, Albanian Qatar Center uron të gjithë kursantët, bashkëpunëtorët e Qendrës sonë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen: GËZUAR!

 


Vazhdojnë regjistrimet në AQC

Friday, 31 October 2014 14:04

AQCAlbanian Qatar Center (AQC) njofton të gjithë të interesuarit se vazhdojnë regjistrimet për ndjekjen e kurseve në programet informatike, sipas niveleve të mëposhtme:

Niveli I  (Windows, Word, Excel, Power Point)

Niveli II (Photoshop, Adobe Illustrator Indesign)

Niveli III  (Acces, Network, Web Design)

Gjithashtu AQC ofron kurse profesionale sipas kërkesave të kursantëve në programet: Alpha, Financa 5, Autocad, IT & C++

Albanian Qatar Center ju garanton cilësi, ambinete komode dhe mësues me përvojë.

Kursantët pajisen me certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB).

AQC uron të gjithë kursantët dhe dashamirësit "Gëzuar Kurban Bajramin!"

Friday, 31 October 2014 14:04

gezuarAlbanian Qatar Center uron të gjithë besimtarët muslimanë kudo që ndodhen “Gëzuar Festën e madhe të Kurban – Bajramit!”

Le të jetë kjo festë një motiv për të gjithë ne për t’i përballuar me sukses të gjitha sfidat dhe sakrificat e jetës, duke iu bindur Krijuesit të Gjithësisë në shërbim të përsosjes së moralit, pastrimit të shpirtit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin!

Urime dhe Gëzuar!

Kanë filluar regjistrimet ne Kolegjin e vajzave "Albanian Qatar College"

Friday, 31 October 2014 14:04

Uploaded Picture

Fondacioni Shoqë ria & Albanian Qatar Center njofton se varegjistrimet ne Kolegjin e Vajzave "Albanian Qatar College", i cili do të fillojë me çeljen e vitit shkollor 2010-2011. Në Kolegjin tonë do të gjeni staf të përkushtuar dhe me pervoje, kushte komode dhe bashkëkohore, standarde të larta të mësimdhenies dhe çmime konkuruese dhe tepër të leverdisshme.

"Albanian Qatar College", Perballë TV Vizion Plus,  Rr. "Eshref Frasheri" , Tirane, Tel: 240 4000, Cel: 067 210 4000 - Jeni të mirëpritur!

Organizohet konkursi i parë i Kuranit me temë “Emiri i Shtetit të Katarit”

Friday, 31 October 2014 14:04

aqc 231Fondacioni Shoqëria në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar organizojnë konkursin e parë në Shqipëri me temë “Emiri i Shtetit të Katarit” për mësimin përmendësh të Kuranit Famëlartë.

Për fituesit e këtij konkursi do të ofrohen si çmime 12 mundësi për të kryer Haxhin në Mekë.

Fondacioni njofton se kanë filluar aplikimet për pjesëmarrjen në këtë konkurs. Ky aktivitet pritet të zhvillohet në mjediset e Fondacionit Shoqëria & Albanian Qatar Center ditën e shtunë më datë 09.10.2010 dhe ceremonia përfundimtare e shpalljes së fituesve do të zhvillohet në datën 12 tetor 2010 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni në numrat: 067 20 52 777; 069 20 86 867 & 04 240 4000.

Fondacioni Shoqëria & Albanian Qatar Center u uron suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë konkurs.

 

Kohet e Faljes

Raport AQC

Video

Votoni

Cfare ju terheq me teper ?

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Kurset

Kompjuter

NIVELI I (WINDOWS, WORD, EXCEL, POWER POINT)

NIVELI II (PHOTOSHOP, ADOBE ILLUSTRATOR INDESIGN)

NIVELI III (ACCES, NETWORK, WEB DESIGN)

Gjuhe te Huaja


Anglisht

Niveli I, Niveli II, Niveli III

Turqisht

Nilevi I, Nilevi II, Nilevi III

Arabisht

Niveli I, Niveli II, Niveli III

Gjermanisht

Niveli I, Niveli II, Niveli III

Italisht

Niveli I, Niveli II, Niveli III

Frengjisht

Niveli I, Niveli II, Niveli III

Kurse Profesionale

Ne Linje

Momentalisht kemi 514 vizitorë në linjë