gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Drejtues te Fondacionit ne takim me Ambasadorin e Katarit

slide aqc

Slide 1


Slide 2

Slide 3

Slide 4

Slide 5

Qatar Charity në ndihmë të zonave të përmbytura!

Qatar Charity, pasi u njoh  me pasojat e përmbytjeve në Jug të vendit dhe e informuar nga raportet periodike mbi gjendjen e fatkeqësisë natyrore të publikuara nga Shtabi i Emergjencave Civile, shprehu gadishmërine për t’u ardhur në ndihmë atyre zonave kryesisht me veshmbathje, batanije, produkte ushqimore etj. Pas evidentimit në terren të  ketyre zonave, Qatar Charity vuri ne plan te pare shpërndarjen e ndihmave në Komunën Novoselë të rrethit Vlorë. Në këtë kuadër fondacioni ngriti një grup të posaçëm pune, pati kontakte intensive me donatorët, siguroi ndihma dhe planifikoi shpërndarjen e tyre.Shpërndarja e ndihmave të Qatar Charity kryhet nën kujdesin e veçantë të ambasadorit të Shtetit të Katarit të akredituar në Republikën e Shqipërisë z. Yosuf  Al Sai, i cili ka ndjekur nga afër këtë proçes që në ditët e para, duke iu përgjigjur menjëherë ftesës për solidaritet nga autoritetet vendase drejtuar misioneve diplomatike, organizatave, shoqërisë civile, biznesit etj.

Lexo më shumë...

Në përkujtim të Profetit të Mëshirës!

Më 3 janar 2015, myslimanët e gjithë botës përkujtojnë ditëlindjen e Fanarit që ndriçon të gjitha rrugët e mirësisë, përkujtojmë ditëlindjen e atij burri, të cilin vetë i madhi Zot e zgjodhi për të shpërndarë errësirën e padijes; do të përkujtojmë ditëlindjen e Profetit të fundit të njerëzimit, të atij Profeti që u urdhërua të komunikonte mesazhin e fundit dhe me të plotësuar nga të gjitha mesazhet qiellore. Mesazhi që mbarti dhe zbatoi Profeti ynë Hazreti Muhamedi a.s. i paraprinë të gjitha diturive dhe është gjithmonë shkencor e bashkëkohor. Mesazhi që solli Hazreti Muhamedi a.s., Kur’ani Kerimi, argumentet, mësimet dhe me legjislacionin e tij, për asnjë çast nuk ka njohur, nuk njeh e nuk do të njohë perëndim dhe që për lumturinë tonë në të dyja jetët, Libri i Allahut është në dorën e të gjithë myslimanëve, madje në dorën e mbarë njerëzimit.

Lexo më shumë...

GËZUAR VITIN E RI 2015!

Qatar Charity uron të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen: “Gëzuar Vitin e Ri 2015!” Shpresojmë që ky vit i ri të jetë një vit i begatë dhe i suksesshëm për të gjithë! Le të jetë ky ndërrim i viteve një moment reflektimi për të gjithë, që të jemi më të mirë, më të dobishëm, më pranë njëri-tjetrit dhe më afër Zotit! Gëzuar të gjithëve!

Qatar Charity organizon ceremoni festive me rastin e Dites Kombetare te Katarit

Me rastin e 18 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, “QATAR CHARITY” organizoi ditën e martë, më datë 16.12.2014, një ceremoni festive në ambientet e Hotel Tirana International. Në këtë veprimtari mori pjesë Shkëlqesia e Tij, z.Yousuf Al-Sai, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë së bashku me përfaqësues të tjerë të Ambasadës, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Nora Malaj, drejtori i “Qatar Charity” z. Shawki Abou Seif, drejtues të organizatave dhe shoqatave që operojnë në Shqipëri, përfaqësues të organeve qeveritare, miq dhe të ftuar. Ky event e çeli siparin me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Katarit. Gjatë këtij takimi festiv u prezantua historiku i Shtetit të Katarit së bashku me arritjet e tij në fusha të ndryshme dhe roli në rritje i këtij shteti për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, nëpërmjet spoteve të transmetuara në një ekran të madh dhe stendave të ngritura posaçërisht për këtë event të përgatitura nga “Qatar Charity”. Ky takim festiv përkonte me 20-vjetorin e çeljes së degës së “Qatar Charity” në Shqipëri dhe me përfundimin me sukses të projekteve të Shoqatës gjatë vitit 2014.

Lexo më shumë...

Fondacioni i Katarit vijon nismën e dhurimit vullnetar të gjakut!

Ditën e premte, më datë 14.11.2014 nga ora 14.00 deri 19.00 Qatar Charity organizoi fushatën e radhës për sensibilizimin e komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, në vazhdim të projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” me synimin për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë. Me kete rast dhuruan gjak 17 vullnetarë. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar nën kujdesin e stafit mjekësor në mjediset e Albanian Qatar Center. Fondacioni ka ndikuar pozitivisht në një ndërgjegjësim në rritje në shoqëri përsa i përket dhurimit të gjakut dhe se që nga çelja e këtij projekti nga AQF në vitin 2008 numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka arritur në rreth 250 vetë. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Kohet e Faljes

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 2 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 40 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit 2013 Albanian Qatar Foundat...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...